Byroja e Hetimit, Basha: Të miratohet që nesër në Parlament

Feb 3, 2016 | 13:46
SHPËRNDAJE

Basha-768x480

Kreu i opozitës Lulzim Basha edhe një herë i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të lejojë të ulet ulen në tryezë ekspertët e opozitës e mazhorancës dhe t’i japë vendit reformën në drejtësi.

Pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat Basha e akuzoi Ramën se me naze e spërdredhje po e anashkalon reformën në drejtësi pasi sipas kreut të opozitës, është vetëm ai që i trembet më shumë se askush tjetër pastrimit të gjyqësorit nga të korruptuarit.

“I kërkoj sot të lërë mënjanë nazet dhe spërdredhjet, propogandën që e ka bërë zakon ta fusë kudo që faktet nuk i kryejnë punë, t’i kthejë përgjigje ftesës sime publike për të ulur përfaqësuesit e PD, LSI, PS dhe për t’i dhënë vendit reformën në drejtësi, ashtu sic e meriton Shqipëria, jo si e do një palë apo pala tjetër.

Loja me ekspertë mbaroi, i madh dhe i vogël, partnerët ndërkombëtarë e kanë kuptuar se ku ka mbetur sharra në gozhdë, gozhda është Edi Rama që do me çdo kusht të kapë reformën në drejtësi. Askush s’ka nevojë për gjyqtarë e prokurorë të korruptuar se sa Edi Rama. Askush s’i trembet më shumë një drejtësie të pavarur që punon dhe s’bën sikur punon, që shkon pas korrupsionit duke nisur nga peshku më i madh sesa kreu i ekzekutivit. Ramës si mbetet tjetër përveçse të përgjigjet drejt nëse është për reformën në drejtësi, është i mirëpritur në këtë ftesë që e drejtoj unë”,- tha Basha.

Në fjalën e tij ai theksoi se nesër opozita në Parlament do kërkojë që të futet në rend dite dhe të miratohet me procedurë të përshpejtuar ligji për Byronë Kombëtare të Hetimit.

“Byroja Kombëtare e Hetimit, duhet të futet në rendin e ditës ditën e enjte, se këtë punën e spërdredhjes e kanë marrë nga shefi i tyre edhe ministrat, gjithcka është rakorduar dhe takspaguesit amerikan, përmes ndërhyrjes së ambasadorit Lu kanë vënë në dispozicion miliona USD për të trajtuar prokurorët dhe punonjësit e policisë gjyqësore që do jenë pjesë e kësaj strukture për të hetuar korrupsionin në nivelin e zyrtarëve të lartë. Sot dua të autorizoj kreun e grupit parlamentar që nesër në seancë të kërkojë Kuvendit miratimin me procedurë të përshpëtjtuar ligjin për Byronë e Hetimit”,- tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura