Byroja, Basha: Nëse i janë përgjigjur ftesës sonë, do e votojmë nesër

Feb 10, 2016 | 13:50
SHPËRNDAJE

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka folur sot nga mbledhja e grupit parlamentar demokrat në lidhje me kalimin në mbledhjen e qeverisë të Ligjit për Byronë Kombëtare të Hetimit.

Por Basha vuri kusht që nëse miratimi është bërë sipas rekomandimit të Komisionit të Venecias, që ajo të varet nga Prokuroria, atëherë opozita do të bashkojë votat me mazhorancën nesër në Kuvend për ta miratuar këtë strukturë.

rama-dhe-basha2

“Kur Rama me Tahirin premtuan Byronë, kishin projektuar veten e tyre në krye me qëllim mbylljen e dosjeve të korrupsionit, mbrojtjen e krimit jo luftën. Që kur ra poshtë kjo ide e çmendur për të futur në sqetull hetimin penal e flakën në kosh për muaj me rradhë projektin e Byrosë Kombëtare të Hetimit…

Sot…mediat njoftojnë se në mbledhjen e qeverisë paskan miratuar …është e vërtetë që ne u dakortësuam me ndërmjetësimin e partnerëve amerikanë për një version që çmontonte kapjen direkte nga Rama dhe Tahiri të Byrosë Kombëtarë të Hetimit…

Pasi e mbajtën me javë të tëra në sirtar këtë opsion, erdhi Komisioni i Venecias.. e tha se drejtimi i Byrosë s’mund të jetë i jashtëm nga Prokuroria.

Është versioni i Byrosë nën prokurorinë siç e parashikon Venecia, nëse po atëherë i janë përgjigjur ftesës sonë, nëse po, i përgëzojmë, ndonëse me vonesë

Nëse jo, atëherë ky është një truk për të fituar kohë dhe për t’i hedhur hi syve publikut dhe institucioneve ndërkombëtare. Të njëtëjn gjë është përjekur të bëjë edhe me reformën në drejtësi”,- tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura