Bypass-i i Vlorës përfundon për 30 muaj. Haxhinasto: Frymëmarrje e re për ekonominë e turizmin

Mar 19, 2015 | 12:16
SHPËRNDAJE

Projektit për ndërtimin e bypass-it të Vlorës iu hap dje rruga për zbatim, pas firmosjes së kontratës mes Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe firmës fituese “Serenissima Construction”. Me këtë rast, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, do të vinte dje theksin te rëndësia që ka ky aks për t’i dhënë frymë trafikut në zonën e Jugut, sidomos në pikun e sezonit turistik. 

Foto nga takimi sot

“Firmosëm sot kontratën për zbatimin e punimeve të bypass-it të Vlorës, një vepër shumë e rëndë- sishme e infrastrukturës sonë rrugore, veçanërisht për zonën e Jugut dhe për aksin veri-jug të rrjetit tonë jugor, me financim të BERZH, BEI dhe BE. Kjo vepër do t’i sjellë frymëmarrje tjetër sa i takon qarkullimit në zonën e Vlorës dhe do të ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm ekonomik dhe turistik, për një nga zonat me potencialin turistik më të madh që ka vendi”, tha Haxhinasto. 

Ai kërkoi që kompania të punojë me përgjegjshmëri dhe parësore të jetë cilësia, pasi zbatimi do të monitorohet me kujdes. Bypass-i i Vlorës ka një gjatë- si prej 29 km dhe fillon nga rrethrrotullimi në fund të autostradës Levan-Vlorë, duke përfunduar në afërsi të Orikumit. 

Ky aks do të ketë dy korsi në ngjitje dhe një në zbritje, si dhe parashikon 6 ura kryesore me gjatësi 50-150m. Në këtë projekt janë identifikuar 8 kryqëzime me rrugët ekzistuese, për të mundësuar zhvillimin e ardhshëm të qytetit. Vlera e kontratës për ndërtimin e bypass-it të Vlorës është 35 milionë euro dhe kompania përgjegjësie duhet të përfundojë punimet brenda 30 muajsh.

Projekti për ndërtimin e Bypass-it të Vlorës është një financim i Delegacionit të Komisionit  Evropian me një vlerë prej 1.7 milion Euro.

Për ndërtimin e segmentit kanë financuar në një total prej rreth  53.000.000 Euro,  BERZH në vlerën 18.000.000 Euro, BEI 18.000.000Euro dhe Komisioni i Delegacionit Evropian në vlerën 17.000.000 Euro

Mbikqyrja e ndërtimit të këtij segmenti financohet nga DKE me vlerë rreth  1.65 milion Euro. Vlera e kontratës së punimeve të nënshkruar sot për ndërtimin e këtij bypass është  35,289,872.64 Euro  dhe me  kohëzgjatje prej 30 muajsh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura