Bylykbashi në Kuvend: Çështjet që ngre raporti i DASH ulin në gjunjë çdo qeveri, po i hiqni opozitës çdo mundësi për të kontrolluar maxhorancën

Mar 23, 2023 | 11:02
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, është shprehur se problematikat që ngre raporti i DASH për Shqipërinë, ulin në gjunjë çdo qeveri.

xcvmmm

Komentet Bylykbashi i bëri gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, ku citoi edhe disa nga problematikat që kishte konstatuar raporti i DASH për Shqipërinë, ndër të cilat theksoi korrupsionin dhe dhunimin e zgjedhjeve.

Ai shtoi se qeveria po përpiqet t’i heqë opozitës çdo mundësi për të kontrolluar maxhorancën në pushtet.

“Çështjet që ngre raporti i DASH janë çështje që ulin në gjunjë çdo qeveri. Korrupsioni, dhunimi i zgjedhjeve, mungesa e lirisë së mediave, etj, i keni aty. Çfarë duhet të sqarojmë më tepër ne. Sot nuk ka asgjë tjetër veçse asaj që kemi thënë një vit rresht, opozitës po i ngushtoni çdo mundësi për të kontrolluar maxhorancën. Parlamenti është vetëm një vulosës.

Folët për një rend dite të zakonshëm. Për çfarë, për atë vulosjen te Porti i Durrësit. I hiqni mundësitë qytetarëve të Durrësit vetëm e vetëm që të pasurohen ata që ndërtojnë atje. Në kërkojmë ndryshimin e rendit të ditës dhe futjen në rendin e ditës të raportit të DASH. Faleminderit”, u shpreh Bylykbashi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura