“Buzëqesh” Murinjo, ylli italian që u dëmtua në Europian gati të bashkohet me Romën

Mar 31, 2022 | 11:19
SHPËRNDAJE

Mbrojtësi i Romës, Leonardo Spinacola, do të kryejë sot vizitat e fundit mjekësore në Finlandë dhe nëse merr dritën jeshile, shumë shpejt mund të bashkohet me skuadrën e Murinjos.

spinacola

Pas 9 muajsh që qëndroi jashtë fushave, pas atij dëmtimi të rëndë që pësoi në Europian, tani mbrojtësi mund të rikthehet me skuadrën para fundit të sezonit.

Gjithashtu edhe Murinjo është duke e pritur italianin, pasi e ka konsideruar si një pjesë të rëndësishme në revolucionin që do të bëjë me Romën në sezonin e ri.

PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura