“Buzëqesh” Inzagi, blerja e madhe e janarit rikthehet të stërvitet në grup

Feb 20, 2022 | 10:40
SHPËRNDAJE

Tek Interi nuk e kanë shijuar ende afrimin më të ri të tyre, Robin Gosens. Gjermani i mbërritur nga Atalanta në merkaton e janarit, është i dëmtuar prej më shumë se 4 muajsh, por tashmë duket se vuajtjeve të tij u ka ardhur fundi.

gosens xheko

“Më në fund kthehem me skuadrën”, është shprehur anësori i majtë i rikthyer dje në stërvitje, ku pavarësisht se nuk do të ketë menjëherë të njëjtin intensitet me pjesën tjetër të skuadrës, nga java e ardhshme mund të jetë i grumbulluar edhe për një ndeshje.

Stafi mjekësor i ka dhënë Inzagit dritën jeshile për ta thirrur 27-vjeçarin dhe tashmë nga palët synohet edhe një datë për të zbritur në fushë, 25 shkurti kur Interi do të përballet me Xhenoan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura