“Buxheti që do miratojmë, dyfish më i madh se në 2013”/ Balla: Ja prioritetet tona! Thirrja për opozitën, bëhuni gati për zgjedhjet e 2029-ës se ato të 2025 ikën

Nov 8, 2021 | 18:11
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit për shpërdorimin e buxhetit të shtetit.

Balla u bëri një krahasim mes buxhetit që pritet të miratohet nga Kuvendi dhe buxhetit që ka miratuar PD në vitin 2013. Sipas Ballës, buxheti i këtij viti është dyfish më i madh se sa ai që miratoi qeveria e demokratëve në vitin 2013.

“Fjala e kolegut paraardhës nuk kishte lidhje me aktin normative që do bëjmë sot. Për projektligjin mbi rishikimin e buxhetit. Një gjë është domethënëse. Kur Lulzim Basha dhe ai kolegu që ulej këtu dhe ulet në fund të sallës, ishin në qeveri, buxheti i këtij vendi ishte 3.35 mld dollarë. Buxheti faktik i vitit 2013. Sot Shqipëria bëhet gati të miratojë një buxhet prej 6.37 mld dollarë, ose dyfish më shumë se sa miratuat ju në qeverinë e fundit. Buxheti më i mad hi historisë së këtij vendi. Kemi dyfishuar në një kohë kaq të shkurtër. Ku shtrohet ai argumenti që kjo qeveri spaska bërë. Shifrat janë kokëforte. Po i shmangem atij kurthit që dikush hedh një gurë dhe të gjithë shkojnë ta nxjerrin.

Do kemi gjithë këtë kohë për të diskutuar buxhetin e shtetit. Për ne rëndësi kanë shtresat në nevojë. Ky është një buixhet që do përfundojë tërësisht projektin e rindërtimit të shtëpiave të dëmtuara nga tërmeti dhe të vijojmë investimet e mëdha të lidhura me infrastrukturën e rëndësishme të vendit tonë. Nuk dua të harxhoj më shumë kohë për të përfunduar miratimin në parim. Lulzim Bashës do i kërkoj që të hënën tjetër të marrë fjalën në këtë foltore, dhe të japë përgjigje që si ka mundësi që Shqipëria kishte një buxhet dy herë më të vogël se sa në vitin 2013. Kjo është një qeveri e përgjegjshme, di të ndajë shpenzimet në atë mënyrë që prioritetet tona të ndahen natyrshëm” – tha Balla.

Taulant Balla shprehet se opozita tashmë ndodhet në një situatë të vështirë, “as majtas e as djathtas”. Ai u bën thirrje demokratëve që të përgatiten për zgjedhjet e 2029-ës pasi me këtë situatë, zgjedhjet e 2025-ës nuk i marrin.

“Ky mandat i këtij kuvendi do jetë i ndryshëm dhe nga qasja jonë me opozitën. Nëse propozimet tuaja kanë pak vlerë, sigurisht që do i marrim në shqyrtim. Ju të gjithë e dini që për çështjetqë lidhen me paketën fiskale ose buxhetin, dihet dallimi i madh mes shumicës dhe pakicës. Ju sjeni më as e djathtë dhe as e djathtë. Kur ta gjeni rrugën tuaj ku jeni majtas ose djathtas jemi të gatshëm të diskutojmë me ju për programet e qeverisjes. Kohë keni boll. Filloni bëhuni gati për 2029 pasi 2025 kështu si jeni, iku dhe ajo” – tha Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura