Buxheti/ Lutja e Profesorit të QSUT-së: Nuk kemi pretendime për rrogat! Ndërtoni dy spitale rajonale, i gjithë fluksi vjen në Tiranë! Jemi gati të sakrifikojmë…

Nov 11, 2021 | 11:46
SHPËRNDAJE

Mjeku kardiolog i QSUT-së, Eqerem Hasani ka kërkuar që të ndërtohen edhe dy spitale të tjera rajonale, me qëllim përballimin e fluksit të pacientëve, pasi siç tha ai të gjithë nga rrethet dynden në Tiranë.

eqerem hasaniNë Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, mjeku thotë se ata janë gati të sakrifikojnë çdo gjë, madje shprehet se nuk kanë pasur  as pretendime për rrogat.

“Ju lutem ligjvënës dhe përfaqësues të Kuvendit, askush nuk do t’ju thojë se keni harxhuar para për të bërë edhe dy spitale të tjera rajonale. Tirana është tejmbushur, të gjitha lagjet vijnë në urgjencën e QSUT-së. Vijnë edhe për të matur tensionin. Vetëm një apel kam ndaj jush: Hidhni atë para për të bërë dy spitale rajonale. Sepse populli nuk do me ja dit. Vijnë nga Gjirokastra apo Erseka, ai do me ardh në Tiranë, është dëshira e tij. Ju lutem keni në qendër të vëmendjes. Unë vetëm për këtë para ju them që ta hidhni, sepse askush nuk do ju bëjë gjyqin nëse ndërtoni dy spitale. Sa zënë fusha të tëra me aerodrome e hidodrome le të bëjnë dy fusha të mëdhja me dy spital rajonale. Ajo urgjencë duhet të  shërbejë si një urgjencë moderne. Ne jemi gati të sakrifikojmë cdo gjë aty. Ne nuk kemi pasur pretendim për rroga dhe për asgjë. Por ai popull nuk e meriton të vijë i gjithi në atë urgjencë.”, tha mjeku para deputetëve të këtij Komisioni.

Ndërkohë drejtori i QSUT-së, Enkelejdi Joti teksa bëri një përshkrim të situatës tha se spitali i ka plotësuar nevojat dhe kanë bërë propozimet e tyre për 2022.

“Lidhur mer buxhetin ne kemi bërë parashikim tonë. Nëse vjet kemi pasur prioritet covidin, këtë vit kemi edhe covidin por edhe sëmundjet e tjera. Nevojat janë rritur, por fatmirësisht deri më sot nuk kemi pasur mungesa me furnizimin me barna.

Deri më sot kemi mbuluar nevojat qoftë me veshje, qoftë me barna që kanë qenë të domosdoshme për covidin. Kemi pasur edhe një kërkesë nga ministria për futjen e një bari të ri që ka pasur një marrëveshje ministria me BE për blerjen e këtij bari.

Ne kemi prezantuar nevojat tona për 2022 por nuk e dimë sa do na plotësohen. Sepse një pjesë financohen nga IPA apo nga marrëveshjet me BE dhe BB”, u shpreh drejtori i QSUT-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura