“Buxheti ka para, por i ka për oligarkët”, PD nxjerr shifrat: Ja milionat që paguhen për koncesionet

Mar 20, 2020 | 14:06
SHPËRNDAJE

Pas planit ekonomik per koronavirusin, të prezantuar një ditë më para nga kryeministri Edi Rama, i cili theksoi disa herë se duhet të shtrëngohemi, të kursejmë, se jemi të vetëm në këtë luftë, nuk kemi dhjamë për të tretur dhe nuk na ndihmon njeri, reagon me fakte dhe shifra Partia Demokratike.

Me një postim në Facebook, ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku thekson prerë se buxheti ka para por ato janë për oligarkët dhe nuk janë për shqipratët.

“Vetëm për këtë vit qeveria do paguajë për koncensionet 120 mln euro (14 mld lek) nga buxheti i shtetit dhe përbën 3.3 për qind të totalit të të ardhurave tatimore të pritshme të vitit 2019”- shkruan ajo.

Sipas saj, “Vetëm 2 javët e fundit janë zhvilluar 50 mln euro tendera. Vlerë kjo që mund të shkojë direkt për blerjen e tamponëve për testin e COVID 19”.
ushqime

DEKLARATA E JORIDA TABAKUT

Rama thotë që shteti është i varfër për të ndihmuar qytetarët dhe biznesin e vogël në këto ditë të vështira?

? Vetëm për këtë vit qeveria do paguajë për koncensionet 120 mln euro (14 mld lek) nga buxheti i shtetit dhe përbën 3.3 për qind të totalit të të ardhurave tatimore të pritshme të vitit 2019.
? Koncesionet me pagesën më të madhe vetëm për këtë vit do të jenë : koncesioni i Laboratorëve me vlerë 13.6 mln euro, koncesioni i rrugës së Arbrit 21 mln euro, koncesioni i tre inceneratorëve që do t’i kushtojë buxhetit 18 mln euro.
? Plani i djeshëm i qeverisë prek 1.3% të GDP së vendit ndërsa ai i PPP-ve në Shqipëri është sa 12% e GDP-së së vitit 2019.
? Rama i propozon biznesit të vogël të marrë kredi për të mbuluar shpenzimet. Ndërkohë oligarkët e tij marrin 14 mld lek këtë vit nga buxheti i shtetit.
? Kontratat koncesionare për vitin e vështirë financiar 2020 janë rritur me 16% në raport me një vit më parë.
? Buxheti i shtetit ka parà. Kontratat koncesionare të pezulluara mund të rialokohen fare mirë në nevojat dhe domosdoshmëritë për shpenzimet e shtuara spitalore, njerëzit dhe bizneset e vogla në nevojë urgjente për ndihmë nga shteti.
? Vetëm 2 javët e fundit janë zhvilluar 50 mln euro tendera. Vlerë kjo që mund të shkojë direkt për blerjen e tamponëve për testin e COVID 19.
? Qeveria mund të ndhmojë bizesin e vogël duke e shpëtuar nga taksat duke i anuluar parapegesën e taksave që është e padobishme në kushtet aktuale kur 100% e bizneseve të vogla dhe të mesme janë mbyllur.
? Qeveria nuk ka asnjë plan për 500 mijë punonjësve që punojnë në sektorin privat dhe as për punëdhënsit e tyre.
? Bizneset e vogla do të marrin 400$ kompensim në total nga qeveria, ndërsa oligarkët marrin 330 mijë euro në ditë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura