Buxheti i Veliajt, PD: Asnjë shërbim dhe zhvat qytetarët e Tiranës

Dec 29, 2015 | 13:13
SHPËRNDAJE

Kreut i këshilltarëve demokratë në këshillin Bashkiak të Tiranës, Leonard Olli ka dalë sërish sot në deklaratë për mediat për mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Tiranës që do mbahet më 30 dhjetor dhe ka denoncuar se Veliaj, sipas tij po tenton të kalojë turravrap e në mungesë totale transparence, aktin më të rëndësishëm të Bashkisë Tiranë, Buxhetin.

“Ky projekt buxhet përveç rritjes marramendëse të taksave e tarifave nuk ofron asgjë për kryeqytetin, përkundrazi përqendron në duar të klienteve të pushtetit dhe miqve të Edi Ramës pasuritë publike të kryeqytetit”,- theksoi Olli në fjalën e tij.

tabela taksat e bashkise

Ai nënvizoi se Bashkia e Tiranës ka parashikuar nivelin më të ulët të investimeve publike dhe rritjen më të madhe të taksave dhe tarifave.

“30 taksa dhe tarifa më shumë do të duhet të paguajnë qytetarët dhe bizneset e Tiranës”- tha Olli teksa tregoi edhe një tabelë ku ekspozohej se sa do të rriten taksat dhe tarifat vendore në Bashkinë e Tiranës.

Olli paralajmëroi se Këshilltarët demokratë do ta kundërshtojnë me forcë këtë projekt.

Deklarata e Nardi Ollit:

Kështu me rreth 200% rritet taksa e fjetjes në hotel, me 1000% parkimi me pagesë, me rreth 700% tarifa për zënien e hapësirave publike dhe me të paktën 140%, tarifa për  shërbimet veterinare. …Pothuajse një e pesta e buxhetit të bashkisë parashikohet vetëm për paga e shpenzime operative të aparatit të Bashkisë dhe vetëm 1%, në programin për zhvillimin ekonomik dhe punësimin.

Niveli i shpenzimeve për luks, zyra, dhe fasada është pothuajse i barabartë  me shpenzimet për investime.

Parashikimi në buxhet tregon dhe një tjetër fakt skandaloz. Veliaj është shumë më i interesuar për të larguar punonjësit nga puna se sa për të investuar për zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të qytetit.

Kështu me shume së gjysma e shpenzimeve operative të drejtorisë së përgjithshme të taksave e tarifave vendore është parashikuar te shkoje për shlyerjen e detyrimeve gjyqësore, nga largimet e paligjshme nga puna.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura