Buxheti i Arsimit për 2019-ën/ Ja sa rriten pagat e mësuesve

Nov 21, 2018 | 17:35
SHPËRNDAJE

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla prezantoi këtë të mërkurë buxhetin për Arsimin. Nikolla u shpreh se “buxheti mundëson rritjen e pagës për të gjithë mësuesit me 7 përqind”.

Ndërsa kryeministri Edi Rama saktësoi se, mbi 10 milionë dollarë do të shkojnë për rritjen e pagave të të gjithë punonjësve në arsimin parauniversitar. “Deri në fund të mandatit duam ti rrisin më shumë pagat e mësuesve”, tha Rama.

WhatsApp Image 2018-11-21 at 5.32.59 PM

Drejtuesja e Ministrisë së Arsimit u shpreh se, projekti pilot “bëjmë detyrat e shtëpisë”, që mundëson që pasdite nxënësi të kryejë detyrat e shtëpisë brenda mjediseve të shkollës, do të shtrihet në 90 shkolla. Në këtë mënyrë, prindërve do u hiqet një barrë, tha Nikolla.

rama

Ministrja u shpreh se për vitin e ardhshëm do të ketë rreth 1.000 ndihmës mësues në shkollat në vend, për fëmijët me aftësi ndryshe.

Nikolla premtoi dhjetëfishimin e oficerëve të sigurisë në shkolla për 2019-ën.

“Për nxënësit nga klasa e pare në të 5-ën si dhe kategoritë ne nevojë, do ketë teksteve falas për 2019”, tha Nikolla, se cila premtoi edhe “75 objekte te reja shkollore, terrene sportive, e laboratorë”.

Ndërsa kreu i qeverisë, duke u ndaluar te shpërndarja e librave falas, tha se, deri në fund të mandatit synohet që të ndahen libra falas nga klasa e parë deri në të nëntën.

“Do fillojmë me financimin e kurseve të anglishtes flas për studentët”, premtoi Rama, “do fillojmë më hapa të vegjël, por do është një mundësi e mirë për studentët”.

Kryeministri u shpreh gjithashtu se, do vijojë mbyllja e klasave kolektive: “Do vazhdojmë të mbyllim klasat kolektive. Ata që i lanë le të vënë kujën e të thonë që mbyllëm shkolla. Jo, ne po mbyllim klasa përqendrimi si kampe përqendrimi për fëmijët e vegjël. Ata që dalin nga klasat kolektive, e kanë të mbyllur derën e të ardhmes që meritojnë”.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura