Buxheti 2022/ Guvernatori Sejko parashtron konkluzionet: Të reduktohet defiçiti dhe borxhi, nëse të ardhurat buxhetore rezultojnë të larta. Të përdoren grantet e tërmetit për…

Nov 5, 2021 | 10:25
SHPËRNDAJE

 

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko parashtroi sot në Komisionin e Ekonomisë, reduktimin e defiçitit buxhetor dhe borxhit nëse të ardhurat buxhetore rezultojnë më të larta se pritjet, apo nëse nevoja për subvencion të energjisë rezulton më e ulët se aktualisht.

sejko

Po ashtu guvernatori sugjeron që të ardhurat në formë granti për tërmetin të përdoren për reduktimin e defiçitit buxhetor.

BSH gjykon se perspektiva e zhvillimit të vendit mbetet pozitive, dhe se rimëkëmbja ekonomike po vjen drejt konsolidimit. Për këtë arsye politikat tona monetare dhe fiskale duhet të orientohen gradualisht drejt normalizimit. Kjo do tu shërbejë ekuilibrave makro-ekonomik. Në gjykimin tonë sekuencimi optimal i këtij procesi do të ishte konsolidimi fiskal, pasuar nga tërheqja graduale e stimulit monetar në Ekonomi. Kjo përqasje zbut rreziqet fiskale prej borxhit publik. Ky pr.buxhet bazohet në supozimin e një rritjeje pozitive dhe të qendrueshme të ekonomisë si gjatë 2022 ashtu edhe në horizontin afatmesëm. Parashikon që ardhurat buxhetore do rriten me 8 për qind ndaj nivelit të pritur të vitit 2021, duke arritur në 28,7 të PBB-së. Projeksionet janë realiste edhe pse mbeten në kahun e sipër të pritshmërive tona. BSH sugjeron për vëmendje të vazhduar nga autoritetet fiskale ndaj ecurisë së të ardhurave për të identifikuar në kohë diferencat negative midis faktit dhe planit, si dhe për të marrë masat e nevojshme për kontrollin e deficitit buxhetor dhe të Borxhit Publik.

Inkurajon zbatimin në kohë të masave që mbështesin formalizimin e ekonomisë. Pavarësisht kostove afatshkurtra, reformat strukturore prodhojnë përfitime afatgjata për vendin. Vlerësojmë finalizimin e strategjisë afat-mesme të të ardhurave publike, duhet të synojë thjeshtimin e sistemit tatimor. Sipas projeksionit të pr.buxhetit deficit buxhetor programohet të ulet në 5.4 të PBB-së në vitin 2022, kundrejt nivelit 6,8 të pritur për vitin aktual. Borxhi publik bruto parashikohet të ulet me 1.1 për qind. BSH mirëpret fillimin e procesit të konsolidimit fiskal për vitin 2022, shpejtësia e konsolidimit duke u kushtëzuar nga rritja e cmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe rindërtimi. Në mungesë të tyre BSH gjykon se ky konsolidim duhet të ishte më ambicioz.  BSH inkurajon adoptimin e dispozitave relevante në pr.buxhet, pra reduktimin e deficitit dhe borxhit nëse të ardhurat buxhetore rezultojnë më të larta se pritjet, apo se nevoja për subvencion të energjisë rezulton më e ulët se aktualisht. Sugjeron që të ardhurat në formë granti për tërmetin të përdoren për reduktimin e deficitit buxhetor”, tha Sejko.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura