Busti i Pjetër Arbnorit në lulishten e Kuvendit, Mustafaj: Edhe sot do ishte kundërshtar i Ruçit

Jul 19, 2018 | 9:51
SHPËRNDAJE

Busti i ish kryetarit të Parlamentit, Pjetër Arbnori u vendos sot në lulishten e godinës së Kuvendit të Shqipërisë.

busti1

Presidenti Ilir Meta, ministra dhe ish ministra, deputetë e ish deputetë u mblodhën në ceremoninë e organizuar nga Kuvendi.

familja e pjeter arbnorit

“Pjetër Arbnori ishte një personalitet politik i vendosur dhe i respektuar. Jeta vuajtjen ia derdhi lumë, kurse lumturinë ia dha me vonesë dhe ia mori shpejtë”, u shpreh kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

“Faleminderit zotni Pjetër që u ktheve në shtëpinë tënde, tani e mbrapa nuk do të na largohesh më. Ky Parlament do të mbetet shtëpia e patjetërsueshme e tij. Ai ishte një burrë i pjekur dhe i ditur, i aftë ta zgjedhë fjalën e duhur. Ishte pajtues, por jo në dëm të së vërtetës. Nëse do ulej në këtë sallë sot, do të ishte kundërshtar politik i Gramoz Ruçit. Por ai prapë për këtë bust do ta falënderonte atë”, tha Besnik Mustafaj.

busti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura