Bust në Shkodër dhe thirrja e vajzës në çdo dasmë, “lumë” komentesh nga tifozët e Vllaznisë ndaj Kokëdhimës

May 24, 2021 | 13:30
SHPËRNDAJE

Me fitoren ndaj Partizanit në kryeqytet, tifozët shkodranë besojnë se Vllaznia mund ta realizojë ëndrrën e madhe, fitimin e titullit kampion pas dy dekadash. Por, të besuarit e trajnerit Brdariç nuk e kanë gjithçka në dorë për ta arritur në përballjen e tyre ndaj Laçit, pasi janë edhe në varësi të ndeshjes Teuta-Apolonia. Nisur nga kjo, tifozët shkodranë kanë nisur një fushë ndërgjegjësuese dhe përgjëruese ndaj drejtuesve të Apolonisë duke u kërkuar që t’u bëjnë një nder, të cilin ata nuk do t’ua harrojnë kurrë.

pjimage (4)

Të shumta janë mesazhet e tifozëve të ndryshëm shkodranë në rrjetet sociale, të lëna në profilet zyrtare të presidentit të Apolonisë, Koço Kokëdhima, në “Facebook” dhe “Instagram”, por edhe vajzës së tij, këngëtares Besa Kokëdhima. Lutjet e shkodranëve ndaj familjes Kokëdhima që ata t’u bëjnë një nder në ndeshjen ndaj Teutës, duke e mos e lënë që të fitojë, janë nga më të ndryshmet dhe me fantazi të shfrenuar. Madje, lutjet e shkodranëve shkojnë deri në kufijtë e poshtërimit të tyre, pasi qëllimi që kërkojnë të arrijnë, Vllaznia kampion, vlen më shumë se çdo gjë. Sigurisht, nuk mungon edhe batuta e humori te komentet e shkodranëve ndaj drejtuesve të Apolonisë, që nga vendosja e bustit të tyre në qytetin verior deri te thirrja e vajzës këngëtare në çdo dasmë që do të bëhet në Shkodër.

Llogaritë dhe kombinacionet që kuqeblutë të dalin kampionë janë të mundshme, ndaj tifozët shpresojnë që Apolonia t’u bëjë një nder duke u bërë barrierë ndaj Teutës, e cila bashkëkryeson me Vllazninë 90 minuta nga fundi. Vllaznia del kampion me një fitore ndaj Laçit, ndërsa Teuta duhet të fitojë me një gol më pak se ata ndaj kurbinasve ose durrsakët të lënë pikë ndaj fierakëve.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura