“Bushtra e Belsenit”, zbulohet në foto, më e famshmja për torturat dhe vrasjet në Aushvic

Nov 21, 2015 | 10:00
SHPËRNDAJE

Ajo ishte një flokëverdhë dhe e bardhë në fytyrë, por mbetet si ndër më “të zezat” në histori, sa u përket torturave çnjerëzore dhe vrasjeve gjatë Holokaustit. Quhej Irma Grese dhe konsiderohet roja më famëkeqe e Aushvicit, që më pas, për shkak të ekzekutimeve makabre, u promovua si kryetarja e grave të kampit. Aq e famshme u bë për mënyrat e torturave dhe vrasjeve, saqë u pagëzua me epitetin “Bushtra e Belsenit”.

Irma Grese, “Bushtra e Belsenit”
Irma Grese, “Bushtra
e Belsenit”

Portreti i saj është zbuluar së fundmi mes disa fotografive të kriminelëve famëkeqë nazistë, të bëra gjatë burgosjes së tyre, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Albumi me foto, botuar nga e përditshmja “Daily Mail”, i përkiste një piloti britanik dhe, përveç “bushtrës së Belsenit”, u gjend edhe Franz Hossler, një komandant i kampit të përqendrimit në Aushvic, përpara se të bëhej zv.komandant në Bergen-Belsen.

Vrasësit masivë u fotografuan së bashku me disa bashkë- vuajtës te tjerë, në Celle Prison, në Gjermani, nga Lejtnantit Keith Parfitt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura