Bushi gjen mbrojtës në Holandë, ja cili është lojtari që do t’i bashkohet Shqipërisë U21

Sep 25, 2020 | 17:00
SHPËRNDAJE

Kombëtarja U-21 po krijon një kontingjent të mjaftueshëm me elementë, jo vetëm për të pasur konkurrencë brenda këtij ekipi, por edhe për të afruar lojtarë të nevojshëm për vijimësinë në Kombëtaren A. Së fundmi, Alban Bushi për ndeshjen e radhës miqësore me Slloveninë ka thërritur nga Zuolle mbrojtësin Destan Bajselmani.
de
Mbrojtësi 21- vjeçar është rritur në akademinë e këtij klubi dhe momentalisht në elitën holandeze nuk ka gjetur hapësira në start të këtij sezoni. 21-vjeçari do të vijë për herë të parë në grumbullim me kuqezinjtë. Ai është lindur në Holandë, ka origjinë nga Kosova dhe është i gjatë 1.78 metra. Bajselmani është mbrojtjes i djathtë në rolin e tij natyral, por mund të bëjë të dyja rolet e qendrës në prapavijë, si qendër e majtë, por edhe qendër e djathtë, kur bëhet fjalë për një rreshtim me 4 mbrapa.

Shpresat vijnë me optimizëm në këtë grumbullim, pasi kanë fituar në transfertë 1-5 ndaj Austrisë dhe me përmbysje 3-1 ndaj Andorrës në dy ndeshjet e fundit kualifikuese.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura