Bushati takon Netanyahu në Izrael: Bashkëpunim për sigurinë në rajon

Sep 3, 2018 | 12:30
SHPËRNDAJE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një takim me kryeministrin, njëherësh ministrin e Jashtëm të Izraelit Benjamin Netanyahu. Gjatë këtij takimi bashkëbiseduesit u ndalen në çështje të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh, zhvillimet në fushën e sigurisë në lindjen e mesme dhe në rajonin e Ballkanit, lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja kibernetike.

Ministri Bushati e njohu kryeministrin Netanyahu me zhvillimet në rajon dhe me rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti.
netanjahu
Nga ana e tij, Kryeministri Netanyahu vlerësoi qasjen e Shqipërisë ndaj sfidave të sigurisë në rajon dhe më tej, si dhe shprehu interesin e Izraelit për të forcuar më tej bashkëpunimin në këtë fushë.

Ministri Bushati dhe Kryeministri Netanyahu diskutuan gjithashtu për mundësinë e bashkëpunimit në fusha me interes reciprok si inovacioni, ekonomia, arsimi, kultura, etj.

net

Gjatë vizitës së tij në Izrael, Ministri Bushati do të zhvillojë disa takime bilaterale, si me Ministrin e Mbrojtjes Avigdor Lieberman, Ministrin për Bashkëpunimin Rajonal Tzachi Hanegbi, Lideren e opozitës Tzipi Livni, Drejtuesit e Komitetit Amerikano-Hebre (AJC) David Harris dhe Kongresit Botëror të Hebrenjve (WJC) Robert Singer.

Bashkelidhur do te gjeni fotot, gjithashtu me poshte linku me pamje nga takimi Ministrit Bushati me kryeministrin Netanyahu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura