Bushati me dy zyrtarët e lartë të Komisionit Evropian: Presim që 2018-a të jetë vendimtar për anëtarësimin në BE

Dec 4, 2017 | 16:47
SHPËRNDAJE

Gjatë vizitës së tij në Bruksel, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati u takua me Zëvendës Presidentin e Parë të Komisionit Evropian, Frans Timmermans si dhe Komisionerin Avramopulos.

24726181_368495646909611_1201684686_o

Ministri Bushati bëri një analizë të detajuar të reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare për plotësimin e pesë përparësive kyc dhe vlerësoi mbështetjen e Komisionit Evropian për axhendën evropiane të Shqipërisë. Ai nënvizoi se duke pasur parasysh progresin e bërë, qeveria pret që viti 2018 do të jetë vit vendimtar për rrugëtimin evropian të Shqiperisë dhe, në këtë kuadër, hapja e bisedimeve të anëtarësimit do të konsolidojë angazhimin e pandalshëm në transformimin dhe modernizimin  europianizues të vendit.

Gjate te dy takimeve, perfaqesuesit e Komisionit Europian vleresuan përkushtimin në vazhdimësi të Shqipërisë për axhendën e reformave.

Gjate takimit me Zevendes Presidentin Timmermans, Ministri Bushati theksoi se reforma trasformuese në drejtësi është unike dhe po vihet ne jetë në bashkëpunim të ngushtë me partnerët. Zevendes Presidenti inkurajoi vijimin e zbatimit te reformes ne drejtesi, si themeli per forcimin e shtetit te se drejtes dhe perparimin e procesit te integrimit.

Gjate takimit me Komisionerin Avramopoulos, Ministri nënvizoi se rezultatet e prekshme të arritura në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, janë frut i vendosmërisë për të forcuar shtetin ligjor. Ministri Bushati theksoi se vullneti politik dhe angazhimi i qeverisë për të forcuar sundimin e ligjit janë të  palëkundur dhe të pakthyeshëm.

Komisioneri  Avramopoulos vleresoi masat e ndërmarra në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, veçanërisht rezultatet shumë pozitive të arritura në luftën kundër kultivimit të kanabisit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura