Bushati-Nishanit: Kushtetuta s’ta njeh të drejtën e vetos, ambasadorët kompetencë e Qeverisë

Feb 16, 2015 | 9:45
SHPËRNDAJE

Në vijim të përpasjes me kreun e shtetit për cështjen e zgjedhjes së ambasadorëve, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka theksuar sot se “Ambasadorët janë kompetencë e Qeverisë dhe Kushtetuta nuk i jep asnjë të drejtë Kreut të Shtetit që të ketë të drejtën e vetos”.

Presidenti Nishani gjate nje takimi me ministrin e Jashtem, Bushati

Duke shprehur keqëardhje për mënyrën e regimit të Presidentit Nishani, Bushatit nënvizoi se “në disa raste ai zgjedh rrugën institucionale dhe në të tjera raste, sikundër rasti i Visar Zhitit, ai zgjedh rrugën e të bërit publike të çështjes”.

Bushati theksoi se “Ambasadorët propozohen nga Qeveria dhe kjo është një e drejtë që ia ka dhënë Kushtetuta, ia jep ligji dhe sovrani”.

Për të mbështetur këtë qëndrim, Bushati ka ftuar të gjithë të interesuarit të lexojnë mirë kompetencat që Kushtetuta I njeh kreut të shtetit. “Do të shihni që Kushtetuta nuk i jep të drejtën e vetos, pasi Presidenti nuk përfaqëson asnjë nga 3 pushtetet”- tha ai. 

Bushati ka reaguar edhe për rastin e propozimit të Zhitit për ambasador në Vatikan nga ana e Ramës, dhe refuzimin e kandidaturës nga ana e presidentit Nishani, cështje që shkakoi debate të shumta.

“Unë nuk e di se cila nga arsyet që ka nxjerrë Presidenti bllokon dekretimin e Visar Zhitit, i cili është ish-deputet dhe ish-ministër i Qeverisë Berisha, i dekretuar në postin ministror nga Presidenti aktual. Në fillim Nishani nxori pretendimin e procedurave, më pas tha se Zhiti nuk plotëson kriteret, pastaj tha se Zhiti mund të ishte Ambasador i shkëlqyer në Paris apo konsull në Milano. Pra unë nuk e di se cilës nga këto pretendime i qëndron Presidenti”- tha Bushati. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura