Bushati i përgjigjet Çilit: S’kam asgjë me ata që ndryshojnë ide, qytet, emër, seks, gjini

Oct 7, 2016 | 12:19
SHPËRNDAJE

Pas shkrimit te Henri Cilit diten e sotme ku e quan Andi Bushatin si amator dhe njeri qe peshtyn pronaret me te cilet ka ngrene dreka e darka, vjen edhe reagimi i ketij te fundit.

Ne faqen lapsi.al ai citon nje shprehje te Milan Kunderes i cili thote “Të marësh seriozisht, njerëz të cilëve u mungon krejtësisht serioziteti, është të humbasësh seriozitetin tënd”.

andi bushati

Të gjithë i dinë arsyet e vërteta të qëndrimeve publike të Çilit. Këtu nuk është puna nese ka ndëruar ai idetë apo jo. Unë nuk kam asgjë kundër njerzve që mund të ndryshojnë, bindje, ide, emër, seks, qytet apo kombësi. Por Çili fatkeqësisht nuk bën zgjedhje të vullnetshme. Prandaj më shumë sesa replika ai meriton citimin e një shkrimtari, që kryeministri i tij i radhës e ka shumë për zemër dhe e përdor vend e pa vend. Unë e kujtoj shpesh këtë shprehje të Milan Kunderës: “Të marësh seriozisht, njerëz të cilëve u mungon krejtësisht serioziteti, është të humbasësh seriozitetin tënd”, shkruan Bushati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura