Bushati: Basha s’ka mbajtur asnjë premtim, po fshihet pas një kandidati si Halimi. Reagon PD

Apr 26, 2015 | 13:28
SHPËRNDAJE

Frikacak e ka quajtur deputeti socialist Ervin Bushati kreun e Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, duke e akuzuar se nuk ka mbajtur asnjë premtim për sportin dhe se e ka lënë pas dore ekipin e Tiranës.

Deputeti Ervin Bushati

‘Lulzim Basha s’ka mbajtur asnjë premtim në këto 4 vite. E megjithatë sot e ka hapur thesin duke premtuar çudira që nuk ia besojnë më as kandidatët e Partisë së tij Demokratike. Dje, ishte kandidati i tij për Tiranën zëri më i fundit që iu bashkua kritikave duke denoncuar premtimin e pambajtur të Lulit për ndërtimin e terreneve sportive në kryeqytet.

“Problemi kryesor është infrastruktura e sportit dhe e terreneve sportive, problemi fillon që nga A-ja”, – tha dje Halimi.

A i mbani mend premtimet e Lulit për sportin? Për investimet në terrene sportive dhe ndërtimin e të paktën një qendre sportive për çdo njësi bashkiake? Lulzim Basha i di dështimet e tij më mirë se kushdo.

Prandaj zgjodhi të fshihet pas një kandidati si Halimi për t’i shpëtuar përballjes me votë në 21 qershor”,- tha Bushati.

Reagon PD: Sot nuk ka qytetar të Tiranës apo shqiptar që nuk e di se Lulzim Basha i ka dhënë Tiranës vizionin e një qyteti modern dhe europian me Bulevard të ri, terminal multimodal, transport modern pasagjerësh me tram, 200 projekte të realizuara në infrastrukturë, kopshte, shkolla e çerdhe, 25 mijë vende të reja pune, etj.

 

Reila Bozdo reagon per deklaratat e Bushatit

Ndërsa Edi Rama si kryebashkiak betonizoi Tiranën, si kryeministër është përgjegjës për papunësinë, varfërinë, mjerimin, pasigurinë dhe eksodin. Por përgjigjen më të mirë do ta japin qytetarët më 21 Qershor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura