Bursa studimi në Gjermani e Greqi, katër ditë afat për dokumentet

Jul 21, 2016 | 13:00
SHPËRNDAJE

Universiteti i Tiranës u bën thirrje studentëve e pedagogëve të aplikojnë për bursa në Gjermani, në kuadër të programit Erasmus +.

Bëhet fjalë për shkëmbime studentësh e stafesh akademike që kanë studiuar për Drejtësi e Kimi, të cilët mund të angazhohen në nivel Bachelor apo Master. Të gjithë aplikantët kanë afat katër ditë kohë, deri më 24 korrik, për të aplikuar, pasi të jenë konsultuar më parë me katalogun e studimeve të ofruara, të cilat janë pasqyruar edhe në faqen zyrtare të Universitetit të Tiranës.

download

Programi i bursave që ofron Gjermania në kuadër të Erasmus + përfshin një kompensim mujor prej 800 eurosh për studentët, si dhe koston e udhëtimit në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës. Vlen të theksohet se studentët që pranohen nuk do të duhet të paguajnë asnjë tarifë regjistrimi për shkollimin në universitetin ku zgjedhin të kryejnë studimet.

DOKUMENTET

Në faqen e UT renditen dokumentet që duhet të dorë- zojnë kandidatët për t’u pranuar në Drejtësi apo Kimi, Bachelor dhe Master. Dokumentet e nevojshme për ata që aplikojnë për ndjekjen e ciklit të parë të studimeve janë: CV në gjuhën angleze, foto personale, kopje e pasaportës, vërtetim studenti, listë notash e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze, një letër motivimi, certifikatë e gjuhës së huaj, si dhe “learning agrement”.

Dokumenti i fundit nuk është gjë tjetër veçse një kontratë midis universitetit dhe origjinës dhe aplikantit, i cili shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvillohen në universitetin pritës. Në këtë pikë kërkohet kujdes i veçantë.

Aplikantët duhet të përzgjedhin lëndë të njëjta me ato që duhej të kryenin në semestrin e parë të fakultetit ku vijojnë aktualisht studimet me qëllim që kreditit e saj të njihen pasi ato të jenë kthyer.

Ndërsa ata që zgjedhin të kryejnë studimet Master duhet të dorëzojnë këto dokumente: CV, foto personale, kopje të pasaportës, vërteti studenti, diplomë e nivelit Bachelor, listë notash e nivelit bachelor, listë notash e nivelit Master, letër motivimi, certifikatë e gjuhës së huaj dhe dokumenti “learning agrement”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura