Burri vret më sëpatë gruan në dhomën e gjumit. Denoncimin e bëri i biri. Ja çfarë i tha policisë

Sep 10, 2020 | 11:01
SHPËRNDAJE

SepateNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjishnicë të Gostivarit, në Maqedoninë e Veriut, ku burri ka vrarë me sëpatë gruan e tij.

Krimi makabër në familje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në dhomën e gjumit, ndërsa rastin në polici e ka denoncuar djali i viktimës.

“Në orën 06:43 shtetasi V.I. i lindur në vitin 1987 ka denoncuar se babai i tij B.I. i moshës 65 vjeçe me sëpatë në dhomën e gjumit ka mbytur gruan e tij XH.I. e lindur në vitin 1960 dhe më pas është arratisur”, thotë policia.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton rastin, ndërsa janë vënë në kërkim të autorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura