Korçë, burri vret gruan, foshnjën dhe veten

Jul 25, 2014 | 8:02
SHPËRNDAJE

Policia në vendin ku ndodhi krimi i trefishtë
KORÇE/ Edmond Fiqi, 50 vjeç, kishte tri ditë që ishte kthyer nga Greqia.

Dyshim për atësinë e djalit. U grind me gruan para krimit.

Dyshonte në besnikërinë e gruas, emigranti vret foshnjën 5 muajshe, bashkëshorten dhe më pas veten.
Një vrasje e trefishtë brenda familjes ka tronditur juglindjen e vendit mbrë-mjen e djeshme, ku mes viktimave edhe djali i çiftit, për të cilin autori dyshonte se nuk ishte i tij.
Krimi i radhës në familje është regjistruar rreth orës 20:30, në periferi të qytetit të Korçës, në banesën e familjes Fiqi që ndodhet përgjatë rrugës Korçë-Boboshticë. Edmond Fiqi, 50 vjeç, ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij 40-vjeçare Albina Fiqi dhe djalin e tyre vetëm 5 muajsh e më pas ka vrarë edhe veten.
Grindja para krimit
Sipas të dhënave të Policisë, krimit të trefishtë i ka paraprirë një grindje mes çiftit për shkaqe xhelozie, e cila ka degraduar deri në përdorimin e armës nga ana e 50-vjeçarit. Burime të Policisë thanë se Edmond Fiqi e ka kryer masakrën në familje teksa gruaja dhe fëmija ishin në gjumë në banesën e tyre njëkatëshe, të ndërtuar në zonën informale të Korçës.

(Lajmin e plote e lexoni sot ne gazeten Panorama)

KORÇE/ DHORJELA ÇULE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura