Burri sirian bashkë me vajzën e mitur kishin humbur në malin e Moravës, gjenden pas disa orësh kërkime. Shikoni pamjet

Jul 25, 2021 | 15:03
SHPËRNDAJE

Dy shtetas të huaj babë e bijë janë gjetur pas disa orësh kërkime në një zonë në Malin e Moravës në Korçë.

Sipas policisë, dy personat janë klandestinë nga Siria dhe kishin humbur në një terren të vështirë malor. Klandestinet janë shtasi A.M 28 vjeç dhe vajza e tij e mitur 11 vjece.

Dy shtetasit e huaj janë transportuar në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Pas marrjes së njoftimit se në një terren malor në malin Moravë, mbi fshatin Dishnicë, Korçë, një vajzë e mitur siriane kishte humbur rrugën së bashku me babain e saj, forcat e policisë në bashkëpunim me shërbimet FRONTEX-it, menjëherë janë nisur drejt zonës së raportuar për të verifikuar rastin.

Pas disa orë kërkimesh, forcat e policisë nga informacionet e grumbulluara, të ndihmuar edhe nga banorë të zonës, bënë të mundur gjetjen e dy shtetasve, vajzës së mitur 11 vjeçare dhe shtetasit M. A., 28 vjeç, banues në Siri, emigrantë të paligjshëm”, thotë policia.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura