Burri nga Vlora i jep fund jetës tragjikisht në banesë, fqinjët njoftojnë policinë

Jul 17, 2017 | 9:24
SHPËRNDAJE

Policia e Vlorës, bën të ditur se pasditen e sotme rreth orës 17:10, janë njoftuar, se një person ishte vetëvarur në banesë.

auto_litar1486566956

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, në lagjen “Lirimi”, ku në banesën e tij është gjetur i vetëvarur me litarë shtetasi N.H., 53 vjeç.

Mesohet se në momentin e kryerjes së aktit, personi ka qenë i vetëm në banesë dhe është konstatuar i pajetë nga fqinjët.

Njoftimi i plote

Vlorë

Informacion paraprak

Policia: Më datë 16.07.2017, rreth orës 17:10, jemi njoftuar për një person të vetëvarur në banesë.

Menjëherë shërbimet e policisë janë afruar në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se:

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Lirimi”, ku në banesën e tij është gjetur i vetëvarur me litarë shtetasi N.H., 53 vjeç.

Në momentin e kryerjes së aktit, personi ka qenë i vetëm në banesë dhe është konstatuar i pajetë nga fqinjët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura