Burri në burg, nënë e tre fëmijëve të mitur, flinin gjumë kur ndodhi krimi. 30-vjeçarja hetohet për mashtrim, dyshohet se shiste bileta fiktive në agjenci udhëtimi

Oct 10, 2019 | 11:58
SHPËRNDAJE

marsida

Vajza që shihni në foton më lart është Marsida Qatja, e martuar dhe nënë e 3 fëmijëve të mitur, të moshave 14, 9 dhe dy vjec. Mësohet se burri i Marsidës ndodhet në burg në Gjermani.

marsida2

Por policia tha se viktima që u vra në banesën e saj në lagjen numër dy në Kavajë, kishte pasur një lidhje dashurie me 30 vjeçaren, por që ishte ndërprerë pak javë më parë dhe Dritan Haxholli, për arsye xhelozie kishte shkuar mbrëmë në shtëpinë e saj dhe aty pasi u përball me policin Bledar Toci, e ka qëlluar këtë të fundit me armë. Toci kishte shkuar në ndihmë të vajzës, e thirrur nga kjo e fundit, por që me armën e shërbimit, pasi u plagos, në kushtet e vetëmbrojtjes ka qëlluar Haxhollin dhe e ka lënë të vdekur.

viktima
viktima

Në banesën e Marsida Qatja, në momentin kur ndodhi krimi kanë qenë edhe 3 fëmijët e saj të mitur, por që fatmirësisht nuk janë lënduar, pasi kanë qenë në gjumë.

“BW” shkruan se Haxholli ka hyrë nga dritarja e ballkonit në banesë e ka qëlluar me kallashnikov drejt Bledar Toçit.

Bledar Toci
Bledar Toci

30-vjeçarja Marsida Qatja, e cila u bë ‘mollë’ sherri për krimin që ndodhi gjatë natës, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagos një tjetër, ka qenë nën hetim nga prokuroria e Kavajës për mashtrim. Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘Balkanweb’ se motra e saj ka agjenci turistike dhe Marsida akuzohet se shiste bileta fiktive. Lala tha se prokuroria ka dyshime se nëna e 3 fëmijëve ka përfituar dhjetra miliona lekë nga biletat, duke mashtruar kështu shumë qyetarë.

shtepia2 shtepia1 shpia3 shpia4 shpia2 shpia1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura