Burri me qërpikët më të gjatë “Fillova të ha një ushqim ‘sekret’ që i rriste shpejt”

Mar 2, 2015 | 15:34
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow]

Një burrë ukrainas beson se ka qërpikët më të gjatë në botë, falë një ushqimi special që ai e mban sekret, shkruan “Daily Online”.

Valery Smagliy nga Kiev tregon se atij i janë rritur qërpikët pasi ka ndryshuar dietën e tij ushqimore, dhe prej saj mund të fitojë një pasuri të tërë.

“Fillova të ha diçka dhe vura re se qërpikët e mi po rriteshin shumë shpejt, dhe po mendoj të “shes” këtë dietë secrete”-ka thënë ai.

58-vjeçari tregon se femrat e shikojnë gjithë kohës në rrugë dhe mendojnë se është tërheqës.

Por ai nuk mund të futet në librin e rekordeve Guinnes pasi qërpikët më të gjatë në botë i ka Stuart Muller me 6,99 cm ndërsa Valery vetëm 3 cm. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura