Burri kthehet papritur në shtëpi, dashnori i gruas bie nga ballkoni

May 31, 2016 | 23:29
SHPËRNDAJE

Ashtu si në historitë klasike të çifteve të fshehta, ardhja e papritur e bashkëshortit ka bërë që dashnori i gruas së tij të largohet nga ballkoni.C_2_articolo_3011880_upiImagepp

Kazanova i ri, një 36-vjeçar ka keq duke përfunduar në ballkonin e një apartamenti në katin e dytë, raporton ANSA.

Ngjarja ka ndodhur në Barleta, një qytezë afër Barit në Itali. Për shkak të plagëve të marra, i riu u dërgua në spital.

Sipas rindërtimit të ngjarjes nga policia, ai ishte i dashuri i një gruaje të martuar dhe pasi vërejti se bashkëshorti i saj po kthehej në shtëpi, doli në ballkon dhe u var në kangjella.

Por nga pesha, ato u këputën dhe përfundoi në ballkonin e apartamentit të një kati më poshtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura