Burri i dënuar futet në dyqanet e ‘Myslym Shyrit’, shitësja e kap mat duke…

Apr 19, 2018 | 16:36
SHPËRNDAJE

Një burrë, i dënuar më parë, është futur në telashe me policinë e Tiranës, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur në një dyqan në kryeqytet.

policia

54-vjeçari mesa duket kishte menduar se do të dilte pa u lagur, por shitësja e një dyqani ku ai ishte futur në rrugën “Myslym Shyri”, e ka kapur duke i marrë telefonin dhe menjëherë ka njoftuar Policinë. Efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 2 e kanë arrestuar atë në flagrancë.

NJOFTIMI

Më datë 18.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.K, vjeç 54, banues në Memaliaj, Tepelenë, i dënuar më parë, pasi në rrugën “Myslym Shyri”, në një dyqan u kap duke i vjedhur telefonin celular, shitëses A.M, vjeç 44, banuese në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura