“Burri, gjaku e besa duken në kohë të vështira”, e dashura e Izet Haxhisë tregon mesazhin nga burgu: Ai do flasë shpejt…

SHPËRNDAJE

“Burri, gjaku e besa duken në kohë të vështira”, është mesazhi i publikuar në Faqen në Facebook të Izet Haxhisë.

Duket se mesazhin e publikon e dashura e tij. “Ne duhemi me shume se kurre, jemi bashke me shume se kurrë”, shkruhet në një status të publikuar këtë pasdite. Ajo shkruan se mesazhi i është kërkuar ta publikojë nga Izet Haxhia, i cili duket se është i zhgënjyer pasi “në Shqiperi, njerez te nje gjaku e shoke, i kane kthyer shpinen, i kane perdorur emrin dhe shume here, genjejne fare hapur, duke permendur gjithe ate investim e kohe e mund e djerse qe kàne derdhur per Izetin”.

Në statusin publikuar në profilin e Izet Haxhisë në rrjetin social, thuhet se ai pritet të japë një intervistë së shpejti.

Izet Haxhia, i cili ndodhet pas hekurave pas ekstradimit nga Turqia, ka fituar të drejtën e apelimit kundër vendimit të Gjykatës Tiranë të datës 29.04.2002, që e dënoi me 25 burg në mungesë për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari.

POSTIMI I PLOTË

39403793_1823635127724486_8443750565422301184_n

Pershendetje te gjitheve!

Po shkruaj disa fjale me insistim te Izetit,duke pare qe emri i tij eshte perdorur e perfolur ne disa raste qe s ka qene as ne dobine e tij, as ne dobi te kauzes qe Izeti mbron dhe qe do t i shkoje deri ne fund!
I vetem!!
Sepse , ndersa ne fb e ne media, shume hiqen sikur jane te interesuar e te bashkangjitur solidarisht me fatin dhe luften e Izetit, ne realitet, eshte komplet e kunderta!
Izeti eshte vetem!!!!
I izoluar totalisht,dhe me shume se i zhgenjyer nga realiteti shqiptar, ku paraja eshte bere nene e babe e fé, per shume nga ata “idealiste” qe duke qene ne Tirane, ose ne Shqiperi, as nuk e moren mundimin te shkojne te shohin mikun dhe vellain e tyre. Pervec fillimit, pak here..
Sepse kujtonin se Izeti ishte milioner dhe duhet t i paguante vete edhe ca domate apo limona qe i sillnin nga jashte, meqe ai per shkak rreziku helmimi, nuk mund t i porosise ne burg!!
Izeti nuk ka kerkuar ndihmen e absolutisht asnje njeriu, qofte mik a vella a familjar! Por, duke pare qe shoke nga Turqia bene me km rruge per t a takuar ne burg,duke pare qe ata miq te vertete qe e ndihmuan dhe po e ndihmojne nuk jane fare publike, por ruajne me fisnikeri anonimatin ne berjen e te mires, ne dhenien e dores nje miku, pa reklama, pa tellalle, i duket me vend tregimi i realitetit!
Ne Shqiperi, njerez te nje gjaku e shoke, i kane kthyer shpinen, i kane perdorur emrin dhe shume here, genjejne fare hapur, duke permendur gjithe ate investim e kohe e mund e djerse qe kàne derdhur per Izetin! Kushdo qe ka dashur t a perkrahe dhe t. a mbeshtese, e ka patur rrugen e hapur per t. a takuar, a per t u mobilizuar realisht dhe me fakte te verteta e jo genjeshtra, ne mbrshtetje te tij! Nje grusht i vogel ka qene, dhe ata jàne te falenderuar perjete!
Sepse ne keto kohe te veshtira, duket burri, duket gjaku, duket besa dhe nderi i gjithkujt!
Izeti me kerkoi me vendosmeri qe t ju a thoja keto, pasi ne jemi edhe shoke te ngushte, pervecse duhemi pafund! Pasi, une jam e vetmja qe di gjithcka realisht dhe qe jam ne kontakt te perditshem me te! E di kur nuk kishte as uje per te pire, sepse askush nuk po shkonte t a takonte me jave e me jave… Pra, kushdo qe thote te kunderten, genjen pafytyresisht!
Izeti do jape se shpejti nje interviste ne nje televizion, por gazetaret s po marrin dot leje nga prokurori, meqe akoma nuk eshte vendosur se kush do jete prokurori… Megjithate, pune javesh do jete..
Ai eshte teresisht i pergatitur dhe i vendosur per te thene te vertetat e tij para kujtdo qofte, qofte gjykatesi edhe vete Sali Berisha! Dhe nuk ka nevoje per trumpeta e reklama, sepse di fare paster e qarte te mbroje vetveten dhe te perplase pa asnje medyshje te verteten, ne fytyren e kujtdo qofte, i majte. a i djathte! Ata qe perdorin emrin e tij , si luftetare te se njejtes kauze, jane vetem perfitues a shpresues perfitimi! Te vertetet, jane heronj te heshtur, dhe qe s bejne asgje per t u dukur!
Ne duhemi me shume se kurre, jemi bashke me shume se kurre, dhe une jam zeri dhe fjala e tij, sa here te me kerkoje te publikoj dicka, duke marre parasysh edhe sulme personale ndaj meje! Nuk ju a kam as friken, as ndrojtjen!
Edhe me jete do t. a mbroja, nese do te ishte e nevojshme, jo me me ca statuse fb e perplasje me njerez te vdekshem e normale, sikurse une…Askush s do me mbylle gojen, nqs deshira, e mira e Izetit dhe e jetes se tij, eshte ne loje!!
Sot e pergjithmone!
Eshte nje shprehje nga nje shkrimtar qe e dua shume, e cila thote:
” Dhe kur gjithçka te mbaroje, ne mendje nuk do na mbeten fjalet e armiqve tane, por heshtja e miqve tane..”
Rishkruhemi se shpejti…
Plot te mira!

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.