Burri bën denoncimin në polici: Dua mbrojtje, më dhunon gruaja

Jan 11, 2018 | 10:45
SHPËRNDAJE

Një 38 vjeçar me iniciale K.C. në Korçë, ka kallëzuar penalisht gruan e tij 33 vjeçare M.C., për dhunë.

Ai është shprehur para policisë se ishte krejtësisht i pambrojtur përball gruas që e dhunonte sistematikisht, më pas është bërë kërkesa për urdhër mbrojtje.

dhune ndaj burrave

Njoftimi i policisë

Më datë 09.01.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin K.C, vjeç 38, pasi dyshohet se bashkëshortja M.C vjeç 33, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij.

Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare,” njofton policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura