Burrel, dëmtohet makina e deputetit të PD. Hoxha: Isha me miq në hotel, e pashë në mëngjes. Sulm, në prag fushate

Apr 25, 2015 | 15:59
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Persona ende të paidentifikuar kanë demtuar makinën e deputetit të Partisë Demokratike të rrethit të Matit, Bedri Hoxha.

Deputeti i PD, Bedri Hoxha

Sipas të dhënave të para mësohet se ngjarja është regjistruar gjatë orëve të natës, ndërkohë që makina e deputetit ka qene e parkuar para një hoteli në Burrel.

Asaj i janë thyer xhamat dhe ka pësuar dëmtime të tjera, ngjarje që dyshohet të jetë e qëllimshme.  Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Vetë deputeti thotë se e ka konstatuar makinëne dëmtuar vetëm mengjesin e sotëm. “Në orën 23.00 mbremë jam akomoduar në një hotel në lagjen “Pjetër Budi” në Burrel, në shoqërinë e disa miqve të mi, dhe kur jam zgjuar në orën 07.00 të mëngjesit kam parë makinën me xhamin e pasëm të thyer, një pasqyrë të dëmtuar dhe mesa kuptova makina është dëmtuar me mjete rrethanore”- thotë deputeti demokrat. 

Ai sqaron se nuk ka konflikte me individë të caktuar. “Këtë e konsideroj si sulm në prag të fushatës”- thote ai. 

Edhe Partia Demokratike në një reagim për media e ka dënuar sulmin ndaj makinës së deputetit Bedri Hoxha, duke thene se ky sulm me prapravijë politike bëhet për shkak të detyrës,

“Ndaj Partia Demokratike i kërkon autoriteteve ligjore të zbardhin ngjarjen dhe të vendosin autorët përpara përgjegjësisë. Partia Demokratike dënon sulmet e përsëritura ndaj zyrave, makinave dhe personaliteteve të saj në prag të fushatës elektorale, duke e vlerësuar këtë situatë të rëndë si një histori presioni ndaj opozitës”- thuhet ne reagim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura