Burrat apo gratë? Disa njerëz biseksualë tregojnë se me kë preferojnë më shumë të jenë në një lidhje

Apr 22, 2022 | 13:46
SHPËRNDAJE

Panoramaplus.al/ Të qenit biseksual shpesh keqkuptohet dhe këta njerëz jo rrallëherë janë konsideruar si të pangopur, të pavendosur apo edhe janë akuzuar për përdorimin e seksualitetit të tyre si justifikim për mashtrim.

Disa njerëzit biseksualë nga e gjithë bota kanë përdorur aplikacionin ‘Whisper’, që u jep atyre mundësinë për të qenë anonim, për të hedhur më shumë dritë mbi atë se si është të tërhiqen nga të dyja gjinitë dhe nëse kanë më shumë pëlqim për burrat ose gratë. Ja disa prej tyre të publikuara nga “Daily Mail”:

Një vajzë tha se preferon të takohet me gra sepse është lënduar nga burrat që duan vetëm të ‘marrin’ virgjërinë e tyre, ndërsa një person nga Indiana pohoi se preferon të takohet me djem sepse ata kërkojnë më pak vëmendje.

Dikush tjetër pranoi se zgjedh të dalë kryesisht me burra sepse do të ketë fëmijë, por në fakt pëlqen më shumë gratë sepse janë më ‘të dashura’.

Një person tjetër, i cili jeton në Wisconsin, zbuloi se preferon të takohen me gra sepse burrat e kanë lënduar në të kaluarën.

Dashuria nuk kushton lirë! Një burrë biseksual nga Greqia ka pranuar se preferon të dalin me burra sepse ata paguajnë vet.

Një person, i cili jeton në Kaliforni, krahasoi të dashurin e tij aktual me ish-të dashurën e tij, ndërsa pohoi se gratë janë më të dashura.

Një grua nga Kalifornia, tha se është thjesht më e lehtë të takohesh me burra, pavarësisht se dëshiron një lidhje afatgjatë me një vajzë, sepse ajo është shumë më e kujdesshme me to.

Një person biseksual nga Nebraska pranoi se preferon të takohet me femra sepse një nga ish -të dashurit i shkaktoi shumë dhimbje.

Një person, i cili jeton në Gjeorgji, pohoi se respektohet më shumë nga gratë sesa nga burrat.

Një burrë nga Teksasi shpjegoi se është i tërhequr emocionalisht nga gratë, por preferon të bëjë seks me burra.

Një tjetër biseksual pranoi se preferon meshkujt sepse nuk ndihet i denjë të takohet me femra.

Një burrë nga Hawaii tha se preferon të takohet me burra sepse në këtë mënyrë nuk duhet të përqafojë role stereotipike gjinore.

Një person biseksual tha se preferon të takohen me femra për shkak të mentalitetit të tyre dhe jo për shkak të pamjes së tyre fizike.

Një britanik i cili e dinte se ishte biseksual që në adoleshencë, tha se preferon të takohet me burra sepse gratë janë ‘shumë dramatike’.

Një person tjetër nga Utah tha se është më i interesuar të takohen me burra sepse nuk u beson grave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura