Burra të njohur të ekranit, në ndihmë të grave nesër në kalçeto

Dec 16, 2012 | 10:48
SHPËRNDAJE
Ftesa

Për të mbështetur ditët kundër dhunës ndaj grave, nuk u vunë vetëm këto të fundit në lëvizje. Meshkujt po japin kontributin e tyre, sigurisht në një fushë ekstremisht të preferuar, duke luajtur një ndeshje futbolli. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore, UN Women dhe Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta organizojnë ndeshjen e futbollit kundër dhunës, që do të zhvillohet të hënën, më 17 dhjetor, nga ora 16:00-17:30 te kalçeto “Fari”, afër Liqenit Artificial të Tiranës.

Aktiviteti organizohet në kuadër të fushatës së 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore. MPCSHB, në bashkëpunim me agjencitë e Kombeve të Bashkuara që veprojnë në Shqipëri dhe Klubi Mediatik Shqiptar po organizojnë këtë ngjarje që përfshin personalitete të njohura të medias, stafin e OKB-së dhe Ministrisë, për t’i përfshirë edhe burrat e djemtë shqiptarë në këtë nismë.

15 figura të njohura të botës mediatike shqiptare, si gazetarë, aktorë, specialistë futbolli, ish-trajnerë të Kombëtares, sportistë, përveçse do të luajnë në fushë, do të nënshkruajnë dhe një deklarate angazhimi kundër dhunës me bazë gjinore, e cila do të shërbejë për të mbledhur më shumë burra dhe djem rreth kësaj kauze në muajt që pasojnë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura