Burgu më i rrezikshëm në botë, El Salvadori vë bashkë rivalët e urryer të bandave më të dhunshme (FOTO)

Apr 22, 2015 | 16:52
SHPËRNDAJE

Autoritetet në El Salvador kanë vendosur të burgosurit e dy prej bandave super të dhunshme të vendit në të njëjtin burg për herë të parë, në një përpjekje për të ndaluar drejtimin e operacioneve nga pas hekurave.

Të burgosurit duke u transferuar

Imazhet e pabesueshme tregojnë anëtarët e bandës famëkeqe Barrio 18, me duart në pranga duke marshuar mbi autobusët që i transferuan nga burgu Izalco në San Francisco Gotera në një përpjekje për të frenuar dhunën e bandës.

Në një masë potencialisht të rrezikshme, anëtarët e Barrio 18 do të përziehen në burg me rivalët e tyre nga banda po super e dhunshme Mara Salvatrucha ose MS-13

Politika e përzierjes së bandave së bashku mori jetë kur zyrtarët kuptuan se bandat po drejtojnë veprimtaritë kriminale nga brenda mureve të burgut, raporton “MailOnline”.

Edhe pse autoritetet e burgut thonë se në qeli do të ketë masa maksimale të sigurisë dhe se të burgosurit do të jenë tërësisht të izoluar nga bota e jashtme, ekziston frika për përleshje të dhunshme mes rivalëve.

Ish-lideri i Mara Salvatrucha

 

Të burgosurit duke u transferuar
Të burgosurit duke u transferuar

 

Të burgosurit duke u transferuar
Të burgosurit duke u transferuar
Të burgosurit duke u transferuar

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura