Burgu i artë i Kristiano Ronaldos: Ndihem si në kafaz…

Sep 10, 2021 | 22:39
SHPËRNDAJE

Një burg i artë, por ngelet gjithnjë një burg. Kështu ndihet Kristiano Ronaldo pas rikthimit të tij te Mançester Junajtidi dhe ai është shfryrë gjatë një interviste për “Daily Mail”.

Ronaldo

“Nuk kam më privatësi. Nëse do të kisha mundësinë sot, do të paguaja për të pasur privatësinë. Njerëzit thonë: ‘Po ti je i pasur, ke para, makina, shtëpi’. Por kjo nuk është gjithçka. Besomëni, të jesh shumë i famshëm nuk është pozitive. E dini sa herë kam dalë në park me fëmijët e mi këto dy vitet e fundit? Zero”.

Ky është çmimi i shtrenjtë që paguhet kur je i famshëm. “Nëse shkoj në park, mblidhen menjëherë shumë njerëz. Fëmijët do të nervozohen, e dashura ime, gjithashtu. Nuk mund të shkoj në një bar me miqtë sepse nuk do të ndihen rehat me mua atje. I shmang këto gjëra. Ndihem sikur jam i mbyllur në një kafaz përgjithmonë. Por është tepër vonë për të ndryshuar. Je i famshëm, je një lojtar fantastik, fiton trofe, shënon gola, je në faqet e para të gazetave, në televizor.

Por pas shumë vitesh e shikon jetën në një mënyrë të ndryshme. Ke një grua, ke fëmijë, do pak privatësi dhe nuk ka më privatësi”. Dje, portugezi lëshoi një tjetër intervistë në sajtin e klubit të “Djajve” ku i premtoi ish-shokut të skuadrës, Ues Braun që e intervistoi: “Nuk kam ardhur me pushime në Mançester, por për të fituar trofe”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura