Burgosja e ushtarëve me shqiponjë, shpërthen Blushi: Greqia raciste

Jan 29, 2017 | 16:21
SHPËRNDAJE

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Greke ka thënë sot se 7 ushtarët shqiptarë që bënë shqiponjën do të dënohen me nga 60 ditë burg.

ben blushi

Për deputetin Ben Blushi, kjo që ka ndodhur është standart i padrejtë i Greqisë. Ai analizon, në një status në rrjetet sociale, se nëse ushtarët që do të bënin shqiponjën me duar, do të ishin francezë, apo anglezë, nuk do të ndëshkoheshin.

Statusi i plotë i Ben Blushit:

STANDARTI I PADREJTË I GREQISË.
Nëse ushtarët që janë fotografuar me simbolin shqiptar burgosen, ky do të ishte një standart shumë i ulët dhe racist i ushtrisë greke.

Shqipëria dhe Greqia janë antare të NATOS që do të thotë se në rast rreziku duhet te luftojnë nën të njëjtin flamur.

A do arrestoheshin ushtarët grekë nëse do dilnin në foto me simbole franceze, gjermane apo angleze? Sigurisht që jo. Greqia po i ndëshkon ushtarët si shqiptarë dhe jo si qytetarë të lirë, cka është e padrejtë dhe e papranueshme!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura