Burg trajnerit pedofil që mbante pelena, detyronte të vegjëlit që …

Aug 25, 2018 | 8:33
SHPËRNDAJE

“Pampers”. Kështu policia e quajti gjuetinë pas një devijuesi seksual që mbante pelena. Kjo parafilë (pengesë në jetën seksuale) nuk është kriminale, por Louisi 38-vjeçar kishte shkaktuar panik në rrethinën e Lozanës mes viteve 2015 – 2016.

poliziaagente.scale-to-max-width.825x

Ai ishte trajner i ri i futbollit dhe po punonte pranë fushave sportive, duke u kërkuar vajzave dhe djemve të moshës rreth dhjetëvjeçare për ta ndihmuar në ndërrimin e pampersave të tij. Rreth njëzet fëmijë menjëherë kanë ikur, por të tjerët janë ballafaquar me kërkesën e çuditshme të trajnerit.

Louisi të mërkurën është shfaqur në Vevey. Që nga arrestimi i tij dhe pas një periudhe në paraburgim, ai ka ndjekur një psikoterapi dhe jeton me një grua, nënë e një fëmije të vogël. Asaj nuk i kishte treguar gjëra të tjera, për të cilat ai ishte akuzuar, duke përfshirë fotot seksuale të fëmijëve që i posedonte, vizitat nëpër faqet e specializuara të internetit apo ndërhyrjet e tij në dushet e futbollistëve të rinj, të cilët ai i ushtronte.

Ai gjithashtu nuk i kishte treguar edhe lidhjen e tij pothuajse dashurie me vajzën e tij të adaptuar. “Më vjen turp. Unë nuk jam krenar për këtë veprim. Ishte një çast i çoroditur, i mjerueshëm. Nuk është e lehtë për të folur”, shkruan “20 Minutes”, përcjell albinfo.ch. “Nuk duhej ta bëja kurrsesi”, ka thënë i pandehuri.

“Këtu nuk shoh ndonjë ndërgjegjësim”, është përgjigjur prokurori, Hervé Nicod. Duke iu referuar një rreziku të lartë të ripërsëritjes së fyerjes, ai kërkoi katër vjet burgim dhe një ndalim për të punuar me të rinjtë për pesë vjet.

“Ai nuk është i etur për marrëdhënie intime”, ka cekur në perspektivë avokati mbrojtës, z. Astyanax Peca, për të cilin rastet me pampersat nuk kanë vlerë për ta burgosur.

Një vit burgim

Në fund gjykatësit vendosën: Lousi është dënuar me 30 muaj burgim, 12 prej të cilave pas hekurave, atij i ishte ndaluar të ushtronte të rinjtë për dhjetë vjet dhe do t’i nënshtrohej trajtimit mjekësor. Ai gjithashtu do të duhet t’u paguajë 18.000 franga tre paditësve si dhe afro 70.000 të tjera shpenzime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura