Burg për tre shqiptarë, kishin ngritur fermë kanabisi në Britani

May 29, 2015 | 14:07
SHPËRNDAJE

Tre shqiptarë, të cilët kishin ndërtuar një fermë sekrete kanabisi në Uigan të Britanisë, janë dënuar me burg nga gjykata britanike.

Ferma e improvizuar e kanabisit në Uigan

Shqiptarët janë Vullnet Cjapi, Afrim Hoxha dhe Ledian Kola. Që të tre janë shpallur fajtor për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, që kapin vlerën totale të 500 mijë paundëve.

Gjykata ka vendosur t’i dënojë me nga tre vjet e katër muaj burg shqiptarët. Mirëpo, vendimi i gjykatës është kundërshtuar nga avokatët mbrojtës, të cilët argumentojnë se njerëz të tjerë e kanë ndërtuar fermën e kanabisit, dhe sipas tyre, këta njerëz kërkojnë emigrantë të paligjshëm ose njerëz të varfër për ta punuar dhe për të mbajtur përgjegjësi në rast zbulimi.

Shqiptarët u kapën më 5 maj nga policia e Uiganit, gjatë një operacioni të përgatitur mirë. Policia kishte marrë shumë ankesa për një erë të padurueshme kanabisi në zonën ku ndodhej ferma. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura