Burg për shqiptarin, vrau gjatë sherrit shtetasin izraelit në Berlin

Feb 2, 2016 | 16:59
SHPËRNDAJE

Një shqiptar është dënuar sot nga Gjykata në Gjermani me 8 vjet e gjysmë burg për vrasjen e një shtetasi izraelit.

Ne foto viktima
Ne foto viktima

Ngjarja ndodhi në prill të vitit të kaluar në Berlin. Trupi i 22-vjeçarit izraelit u gjet në një kishë të shkatërruar disa ditë pas ngjarjes.

Shqiptari 28-vjeçar u arrestua një javë më pas në Çeki. Ai u ekstradua në Gjermani ku iu nënshtrua hetimeve.

Kështu, sipas dëshmisë së tij, ai ishte sulmuar nga 22-vjeçari izraelit, Yosi Damari dhe për këtë kishte tentuar të vetëmbrohej, duke e goditur me grushte.

Sipas raportit mjeko-ligjor, shtetasi izraelit ishte përplasur me kokë në tokë dhe kishte dëmtime serioze.

Kështu, Prokuroria gjermane e cilësoi si vrasje nga pakujdesia dhe kështu shqiptari që kishte shkuar të punonte në Gjermani do të bëjë vetëm 8 vjet e gjysmë burg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura