Burg për shqiptarin, shpërfytyroi të fejuarën prostitutë pasi do ta linte

Feb 6, 2016 | 8:32
SHPËRNDAJE

Një shqiptar në Itali është dënuar me gjashtë vjet burg për sulmin që bëri ndaj të fejuarës së tij në maj të vitit 2013.

Foto-NjiAi është Fatos Cerpja, 42-vjeçar, i njohur ndryshe edhe si Robert Ceprja. Shqiptari bashkëjetonte me një vajzë tjetër shqiptare, me të cilën ishte i fejuar.

Madje, hetimet kanë treguar se ai e ka shfrytëzuar të renë edhe për prostitucion. Kur kjo e fundit e kërcënoi një ditë se do ta linte, shqiptari i bëri prite teksa ajo priste një klient dhe e goditi disa herë me thikë në fytyrë.

Sipas hetimeve, ai përdori edhe avid për ta shpërfytyruar shqiptaren. Arrestimi i Cerpjes erdhi në maj të vitit 2015 në Itali.

Ai u largua pas ngjarjes nga Italia në Shqipëri dhe u arrestua kur u kthye. Cerpja rezulton se është dënuar më parë edhe për trafik lëndësh narkotike dhe ishte dëbuar nga Itali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura