Burg për 5 shqiptarë dhe një grek, bënë 6.5 mln paund duke shitur kokainë

Jul 29, 2015 | 19:26
SHPËRNDAJE

Pesë shqiptarë dhe një shtetas grek janë dënuar me burg ditën e sotme nga një gjykatë në Britani, pasi u shpallën fajtorë për shpërndarje droge të klasit A, kokainë.

Gjashtë të dënuarit
Gjashtë të dënuarit

Gjykata në Londër ka dhënë një dënim total prej 44 vjetësh burgim për gjashtë anëtarët e bandës, për të cilët mendohet se kanë siguruar 6.3 mln paund të ardhura nga aktiviteti i tyre.

Të dënuarit janë: Nexhip Shehi, 27 vjeç, i dënuar me 12 vjet burg; Bib Gjegjaj, 27 vjeç, i dënuar me katër vjet e gjashtë muaj; Dorian Ramaj, 24 vjeç, i dënuar me 2 vjet e 9 muaj; Rezart Lepuri, 42 vjeç, i dënuar me katër vjet; Vladimir Palushi 26 vjeç, i dënuar me 11 vjet burg dhe shtetasi grek Athanosios Anastopoulos, 28 vjeç, i dënuar me 9 vjet burg.

Banda e shpërndarjes së kokainës u kap gjatë një operacioni më 12 mars të këtij viti. Policia gjeti në mjetin e njërit prej të dënuarve 33 kg kokainë. Më pas, u identifikuan dhe u kapën edhe anëtarët e tjerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura