Burg për 4 shqiptarë të kapur me 10 kg kokainë në Londër

May 23, 2015 | 14:35
SHPËRNDAJE

Katër shqiptarë në Britani do të përballen me akuzat e shpërndarjes së kokainës dhe pjesëmarrje në organizatat kriminale.

Foto Ilustruese

Ata janë Gentian Cuka, 37 vjeç, Skënder Toçi, 36 vjeç, Elvis Vladi 35 vjeç dhe Besnik Mancaku, 42 vjeç. Të katërt këta persona u paraqitën në gjykatën britanike në Southgejt të Londrës më 21 maj për akuzat e sipërpërmendura.

Shqiptarët u kapën në flagrancë me më shumë se 10 kg kokainë ditën e martë, më 19 maj. Gjykata vendosi masën e arrestit me burg për Cukën, Vladin dhe Mancakun, të cilët do të dalin para gjyqit sërish më 1 qershor, ndërsa Toçi ka një seancë dëgjimore më 26 maj, nga ku mund të ndiqet në gjendje të lirë. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura