Burg për 2 vajzat shqiptare dhe tutorin, prostituonin në Dubai

Jul 8, 2017 | 16:07
SHPËRNDAJE

Një gjykatë në Dubai ka dënuar me nga 1 vit burg 2 vajza shqiptare dhe 1 bullgare, pasi u shpallën fajtore për prostitucion të paligjshëm.

975237600Mësohet se vajzat u arrestuan në tetor të vitit të kaluar, teksa punonin në një qendër masazhi, mirëpo ofronin më shumë se aq.

Historia nisi kur tutori 27-vjeçar shqiptar, i cili u dënua me 3 muaj burgim vetëm, denoncoi dy klientë se e kishin vjedhur.

Kur policia nisi hetimet për vjedhjen zbuloi se qendra e masazhit ishte shumë më tepër se aq.

Dy shqiptaret dhe tutori i tyre e Apeluan vendimin e dhënë në mars të këtij viti, mirëpo Apeli e ka kthyer mbrapsht.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura