Burg bandës shqiptaro-angleze, trafikuan foshnjën e vogël dhe …

Sep 19, 2017 | 23:20
SHPËRNDAJE

Janë dënuar me 21 vjet heqje lirie 6 anëtarët e bandës së trafikimit të qenieve njerëzore të përbërë nga shqiptarë dhe britanikë.

People-smuggling-gang

Të shpallur fajtor 3 shqiptarët janë dënuar përkatësisht: me 5 vjet burg Vullnet Karaj, Eduart Karaj 5 vjet dhe Ilir Hani 4 vjet.

Ata u kapën duke trafikuar një familje të tërë të futur në bagazhin e një makine, për ta kaluar kështu nga kufiri i Francës për në Alngli.

Mediat e huaja bëjnë me dije se zyrtarët e Forcave Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar gjetën në vitin 2015 një familje të tërë shqiptare – së bashku me foshnjën – të futur në bagazhin e  një makine të ndalur në Coquelles .

Një burrë, grua dhe fëmija i vogël u gjetën në makinën e parë të ndaluar më 12 mars 2015. Shoferi, Lee Anderson, 46 vjeç, dhe pasagjeri, Jason Cowley 44 vjeç u arrestuan në vendin e ngjarjes, shkruan Birmingham  Mail.

Two-men-found-in-boot-of-car-stopped-in-France

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura