Burg babait shqiptar, dhunoi vajzën e vogël, e tërhoqi zvarrë nga flokët

Jun 25, 2016 | 11:56
SHPËRNDAJE

Gjykata italiane ka dënuar me 4 vjet burg një shqiptar për dhunimin e së bijës 4-vjeçare dhe kërcënimin me jetë për bashkëshorten e tij.

Ilustruese
Ilustruese

Mediat italiane raportojnë se shqiptari 29-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, banues në Cingoli u dënua me katër vjet burgim nga gjykata e Macerata.

Ngjarjet për të cilat ai u vu në akuzë i takojnë marsit të vitit 2014. Ai akuzohet se ka rrahur fizikisht vajzën e tij të vogël dhe pastaj është parë teksa e ka tërhequr zvarrë për flokësh.

Nga goditjet në trup, të voglës i janë bërë hematoma e mavijosje në krahë dhe këmbë dhe ajo u dërgua me urgjencë në spital për ndihmën e nevojshme.

Krahas dhunës ndaj vajzës, shqiptari akuzohet se ka kërcënuar me vdekje edhe gruan e tij, duke i treguar thikën. Ai ka reaguar egër kur djali që gruaja kishte nga një lidhje e mëparshme ndërhyri të mbronte nënën e tij.

Pasi dëgjoi akuzën dhe shqyrtoi çështjen gjykatësi Giovanni Manzoni, vendosi dënimin e tij me 4 vjet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura