Burg amerikanit që ndërhyri për foton Rama-Obama. Me lot në sy para gjykatës ai tha se…

Oct 1, 2019 | 10:10
SHPËRNDAJE

Një burrë që sajoi një kontribut të paligjshëm nga një i huaj në një komitet të përbashkët për mbledhjen e fondeve për presidentin Barack Obama në vitin 2012, u dënua me katër muaj heqje lirie.

rama obama

Mediat e huaja shkruajne se personi qe u denua, me emrin, William Argeros kishte pranuar fajësinë në vitin 2016 për këtë çështje, duke pranuar edhe dëshmine e rreme qe kishte dhene para një jurie të madhe, duke u përballur me deri 24 muaj heqje lirie, në bazë të marrëveshjes së tij të pranimit të fajit.

Ne seance, gjykatësja, Madeline Cox Arleo, theksuoi se i akuzuari 61 vjecar, nuk kishte precedente te meparshem dhe duke thene se kontributi prej 80 mijë dollarësh nuk kishte për qëllim të ndikojë në zgjedhjet amerikane.

Ligji amerikan u ndalon shtetasve të huaj të japin kontribute për kandidatët federalë.

Avokati John Azzarello, duke përfaqësuar Argeros, tha se klienti i tij po vepronte në emër të një kandidati për postin e kryeministrit në Shqipëri, i cili dëshironte një foto të realizuar me Obamen.

Avokati Azzarello tha se kandidati ishte Edi Rama, i cili aktualisht është kryeministër i Shqipërisë. Kur akuzat u publikuan në vitin 2016, zyra e Rames mohoi të ishte burim i kontributeve.

obama

Zyra e prokurorit amerikan pretendonte se Argeros organizoi kontributin përmes një banori nga New Jersey, Bilal Shehu.

Gjykatësja Cox Arleo tha se i dha Argeros një dënim më të rreptë, sepse ai pranoi të ketë gënjyer një juri të madhe.

Argeros jetonte në Tampa të Floridës, në kohën kur u ngritën akuzat. Ai gjithashtu kaloi shumë vjet në Betlehem të Pennsylvanias, ku puna e tij përfshinte shërbimin në një bord këshillimor burgu dhe mbështetjen e ri integrmit të të burgosurve, tha avokati Azzarello. Disa nga ish kolegët e tij i shkruan letra gjykatëses Cox Arleo për ta mbështetur atë.

Me lot në sy, Argeros i tha gjykatëses se “ndjehem i turpëruar dhe marr përsipër përgjegjësinë e plotë për çfarë kam bërë”.

Dënimi i Bilal Shehut

Më 2 shkurt 2017, gjykata amerikane ka shpallur si fajtor dhe ka dënuar një vit me kusht, Bilal Shehun, pronarin e një servisi makinash në New Jersy, i cili i mundësoi Edi Ramës në tetor të vitit 2012 pjesëmarrjen në një takim me Presidentin e SHBA­ve, Barack Obama, ku Kryeministri shqiptar, asaj kohe lider opozite, përfitoi të bënte dhe një foto që më pas u shpërnda në media.

Një gjykatë në New Jersey e shpalli fajtor Shehun për donacionin me vlerë 80 mijë dollarë, pasi ai pranoi para togave të zeza se shuma e parave kishte një burim jashtë SHBA­-ve, ç’ka është e dënueshme nga legjislacioni amerikan.

Shqiptari me shtetësi amerikane pranoi para gjykatës se këto para i kishte marrë nga një person që të merrte pjesë në takimin me Obamën në San Francisco në tetor të vitit 2012. Ligjet në SHBA ndalojnë shtetasit e huaj që të japin kontribut për fushatën elektorale presidenciale.

Për këtë çështje lideri i opozitës shqiptare, Lulzim Basha bëri një kallëzim penal në korrik duke pretenduar se burimi i parave vinte pikërisht nga Kryeministri, Edi Rama, i cili edhe realizoi foton me Obamën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura