Bunkerët e komunizmit/ Shqipëria, ja një plan konkret sesi bëhen para

May 5, 2016 | 9:41
SHPËRNDAJE

Për britaniken prestigjoze “Daily Mail”, Shqipëria ka tashmë ka një plan konkret sesi të bëjë para. Ajo i ka kushtuar një artikull të veçantë një atraksioni që po përpiqet të ngjallë qeveria shqiptare dhe këta janë bunkerët. “Përmes tyre, Shqipëria po përpiqet që të tërheq turistë. Janë ture që kanë si destinacion bunkeret bërthamore që dikur ishin sekrete e shoqërisë komuniste”, shkruan Daily Mail në versionin e saj online, raporton Monitor.

bunker“Kush nuk do të dëshironte që të shikonte një bunker bërthamor top-sekret të periudhës komuniste? Një strukturë që u projektua për të mbrojtur Shqipërinë nga sulmet imagjinare bërthamore, por që sot janë reliket e fundit të periudhës së errët komuniste dhe po shihen si atraksione për turistët. Ndërkohë qeveria socialiste ka kthyer në të vizitueshme ishullin e Sazanit, dikur një bazë sovjetike, si dhe ka shpallur ankandin për shitjen e avionëve të vjetër luftarak. Nga frika e një pushtimi imagjinar ish-vendi komunist ndërtoi rreth 700,000 bunkerë të të gjitha madhësive. Një çerek shekulli pas rënies së komunistëve, shumica ende ekzistojnë.

Disa shërbejnë si hambare, disa si bare, restorante, tualete madje edhe shtëpi. Por, një nga krijimit më të veçanta është një bunker nëntokësor i ndërtuar në fshetësi në periferi të Tiranës për të mbrojtur komandën e ushtrisë shqiptare nga sulmet bërthamore. Ai u hap për publikun dy vite më parë, por u rimbyll për shkaqe financiate. Autoritetet po planifikojnë për ta rihapur këtë verë”, shkruan Daily Mail.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura