Bundesliga, fitojnë Borusia dhe Bremen (VIDEO)

Aug 30, 2015 | 21:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kanë përfunduar pa shumë surpriza ndeshjet e dyta në Bundesligën gjermane. Burusia e Dortmundit ka fituar 3-1 ndaj Hertës së Berlinit, ndërsa Ëerder Bremen ka fituar 2-1 ndaj Burusia Moenchengladbach.

_85274968_ramos

Një ditë më parë Bajerni i Mynihut fitoi 3-0 ndaj Bajer Leverkusenit, ndërsa Frankfurti fitoi 4-1 në Shtutgard.

Bundesliga, Bajerni mposht pastër Leverkusenin, Shtutgarti turpërohet nga Frankfurti 

Bajerni i Mynihut ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme të shtunën pasdite ndaj Bajer Leverkusenit në shtëpi.

Myler duke festuar golin e parë
Myler duke festuar golin e parë

Kampionët në fuqi të Bundesligës fituan 3-0 ndaj një prej pretendentëve për titull. Myler shënoi dy herë, ndërsa golin e tretë e shënoi Roben nga 11-metërshi.

Duhet theksuar se një nga dy golat e Mylerit u shënua gjithashtu me 11-metërshi. Pas kësaj ndeshjeje, Bajerni e gjen veten në vendin  e parë me 9 pikë në tre ndeshje.

Shtutgarti pëson humbjen e tretë, bie në fund të tabelës

Shtutgarti, një prej ekipeve më me emër në Gjermani e ka nisur keq këtë sezon teksa të shtunën ka pësuar humbjen e tretë radhazi në kampionat.

Kësaj here u mposht 1-4 nga skuadra e Eintraktit të Frankfurtit. Kjo humbje e “rrëzon” Shtutgartin në vendin e fundit të renditjes.

REZULTATE DHE RENDITJE

Untitled-9

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura